Lajme

Raportimet për identifikimin e eshtrave të Ukshin Hotit, reagon djali i tij Andini: Nuk ka asgjë të vërtetë, është tendencioze kjo

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 27 September 2021

Eshtrat e 6 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raportohet se janë gjetur në një varrezë masive në Serbi. Raportimi i mediave pretendonte se në mesin e tyre janë edhe eshtrat e Ukshin Hotit. Por gjithçka e ka mohuar djali i tij, Andin Hoti, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.

Madje, Andin Hoti, i ka konsideruar tendencioze këto raportime për gjetjen e eshtrave të babait të tij të zhdukur qysh nga viti 1999

“Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ka asgjë zyrtare në ketë drejtim”, tha ai.

-Advertisement-

“[Raportimi] Është tendencioze, nuk është i saktë”, tha Hoti.

Sipas tij, eshtrat që pritet të kthehen gjatë këtyre ditëve tek familjarët e tyre janë të personave të zhdukur që janë gjetur në një varrezë në Rezallë.

“Do të vijnë trupat e gjetur në Rezalle”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera