Lajme

Raportimet për dorëheqjen e Mehajt, flasin nga Ministria e Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 08 Gusht 2023

Pak më parë në media u raportua se ministri aktual i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të zëvendësohet në postin e shefit të këtij dikasteri qeveritar nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Lidhur me këto raportime, Infokus ka kontaktuar zyrën për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

Avni Daka, asistent i zëdhënësit Ibrahim Shala, tha për Infokus se ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me dorëheqjen e Mehajt.

-Advertisement-

“Jo, nuk mundemi më konfirmua se edhe na në zyrën për media nuk kemi hala asnjë informacion zyrtar, në atë moment që ka diçka të re që na jepet ndonjë informacion zyrtar na e komunikojmë, e publikojmë me mediat e tjera, përmes komunikatës ose postimit në “Facebook””, ka deklaruar ai./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy