Raportimet mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me grupe kriminale ngren pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 10 June 2023
Në filllim të muajit maj, revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, botoi një artikull të gjatë mbi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç që përmbante hollësi mbi dyshimet për lidhjet e tij me një grup kriminal, pjesëtarë të të cilit po ndiqen penalisht nën akuzat për kryerjen e një sërë krimesh, përfshirë trafik droge dhe vrasje.
Artikulli tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe jo vetëm në Ballkan, ku rrjete të gazetarisë investigative kanë raportuar më parë mbi dyshime të ngjashme, të cilat zoti Vuçiç i ka mohuar.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte mbi besueshmërine e pretendimeve që ngriheshin në artikullin e Nju Jork Times-it, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e shpërndau lajmin në rrjetin e tij social.
Dyshimet e ngritura në artikull u shtruan edhe gjatë një seance dëgjimore në Kongresin e Shteve të Bashkuara mbi Ballkanin Perëndimor, muajin e kaluar.
Megjithatë, analistët e pavarur i shprehin hapur mendimet e tyre.
“Ishte një artikull tronditës dhe i tmerrshëm, që zyrtartët më të lartë të qeverisë janë kaq të lidhur me grupet kriminale. Mendoj se e kemi parë një gjë të tillë dhe në mjaft vënde të tjera, kjo ndërthurje mes qeverive autoritare dhe rrjeteve kriminale është një shqetësim në rritje”, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Gary Kalman, drejtor ekzekutiv i organizatës Transparency International në Shtetet e Bashkuara.
“Është e tmerrshme. Është vërtet shumë keq”, thotë Susan Rose-Ackerman profesore e ligjit dhe shkencave politike në universitetin “Yale” dhe bashkautore e librit “Korrupsion dhe Qeverisje”.
Ajo i tha Zërit të Amerikës se lidhjet mes njerëzve që janë në pushtet dhe krimit të organizuar, krijojnë një formë ekstreme të korrupsionit politik.
Sipas artikullit të Nju Jork Times-it, lidhjet e policisë me grupin kriminal që drejtohej nga huligani i futbollit, Veljko Belivuku, ishin të dokumentuara.
Ndër të tjera, në artikull shkruhet se, “nuk ka shumë dyshime se Belivuku dhe grupi i tij janë në burg pasi EUROPOL-i arriti të dëshifronte aplikacionin për mesazhe telefonike ‘Sky – ECC’, të cilin ata e përdornin për të komunikuar”.
Autori i artikullit, gazetari Robert F. Worth shkruante se Belivuku kishte dëshmuar në një seancë gjyqësore “se banda e tij ishte organizuar për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit”.
Mes të tjerash ai vinte në dukje se grupi kishte frikësuar kundërshtarët politikë të zotit Vuçiç dhe kishte parandaluar tifozët në ndeshjet e futbollit, që të lëshonin thirrje kundër zotit Vuçiç.
Gazetari thotë se ishte skeptik që Presidenti Vuçiç të mos kishte qenë në dijeni të atyre që kishte bërë ky grup duke qenë se zoti Vuçic “ushtron tani thuajse kontroll të plotë në çdo aspekt të jetës publike”, në Serbi./DW/

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...