Raporti vjetor për lirinë e medieve: Gjendja e sigurisë së gazetarëve në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë

Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 28 March 2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka publikuar raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022.
Raporti që është hartuar nga hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi Bojaj, në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists, e përshkruan më gjerësisht situatën e legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike e politike në raport me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Raporti fokusohet në tre tregues; kornizën ligjore, pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve, si dhe sigurinë e gazetarëve.
Në konferencë u prezantuan gjetjet e raportit nga hulumtuesja Getoarbë Mulliqi Bojaj, Eksperti Ligjor i raportit, Yll Zekaj, si dhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.
Sipas gjetjeve të këtij raporti, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, ndërsa vihet më në pah tendenca për heshtje të gazetarëve nëpërmjet padive SLAPP.
Teksa, si rekomandime të raportit u theksua nevoja që gazetarët t’i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave nga KGjK për rastet e gazetarëve.

Të tjera
-
Reagon presidenti shqiptar: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve ser...
-
I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës
Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit. ...
-
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të ...
-
Analisti amerikan flet për tensionet në veri: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiq
Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, t...
-
Shefi i EULEX-it: Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë
Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i është bashkuar reagimeve të ndërkombët...
-
Gjuriq nervozohet dhe i vë “ultimatum” ndërkombëtarëve për Kurtin, pas tensioneve në veri
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka vijuar me propagandën e tij, e...
-
Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se kryet...
-
Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. ...
-
Ngjela: Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin
Avokati Spartak Ngjela e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si ...
-
Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se ...
-
Situata në Veri/ Hill kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ...
-
Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në ver...