Raporti tremujor: 370 lëndë janë kryer në Gjykatën Supreme, në Dhomën e Posaçme janë zgjidhur 652 lëndë nga gati 15 mijë sa janë të pazgjidhura

Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 04 November 2022
Në vazhdimin e mbledhjes së 279-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ka njoftuar që Gjykata Supreme në tremujorin e 3-të të vitit 2022 ka arritur shkallën e efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve që rezulton të jetë 112.80 %.
Kryetari Peci ka thënë se në këtë periudhë raportuese janë kryer 370 lëndë, 371 lëndë kanë mbetur në punë, ndërsa janë pranuar 328 lëndë të reja.
Peci ka vazhduar raportimin edhe për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme pasi që ai ka thënë se kryetari i kësaj Dhome ka pasur angazhime të tjera lidhur me administrimin e gjyqësorit.
Ai ka thënë se sa i përket Dhomës së Posaçme, problemet janë të vazhdueshme për shkak të numrit të madh të lëndëve.
Sipas tij, ky rezultat ka ardhur edhe nga puna e KGJK-së sepse tani Gjykata Supreme ka numër më të madh të gjyqtarëve dhe fusha civile e cila ka qenë pak më e ndjeshme tashmë ka filluar të përmirësohet dukshëm në këtë aspekt.
Më pas, kryetari Peci ka përmendur edhe punën e vazhdueshme të kësaj Gjykate në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe procesin e miratimit të mendimeve juridike.
Ndërsa sa i përket strategjive dhe politikave të KGJK-së, ai ka thënë se kjo Gjykatë nuk ka lëndë në pritje për shkak se edhe lëndët e natyrës së krimit të organizuar dhe korrupsionit janë në trajtim e sipër dhe afër përfundimit.
Sa i përket Dhomës së Posaçme, kryetari Peci ka thënë se në tremujorin e fundit kanë qenë në total 14.952 lëndë, janë pranuar 813 lëndë të reja ndërsa janë zgjidhur 652 lëndë.
Tutje, ai është shprehur se në kuptim e punës individuale të gjyqtarëve, mesatarja e zgjidhjes së lëndëve rezulton të jetë rreth 20 lëndë për gjyqtarë.
“Janë disa lëndë specifike pronësore që i kemi përmend edhe në të kaluarën, në takim edhe me mbikëqyrësin por edhe me gjyqtarët, kanë fillu me i trajtu edhe lëndët që kanë qenë në pritje për një kohë të gjatë, do të thotë është bë edhe një specifikim i lëndëve të vjetra dhe ato që janë në pritje”, ka njoftuar kryetari Peci.
Një mangësi në kuptimin e efikasitetit që ai e ka përmendur janë pushimet vjetore gjatë muajve të verës dhe zhvendosja e Dhomës së Posaçme nga objekti A në objekti E.
Ndërsa për projektin SMIL, i njëjti ka thënë se është duke u punuar në futjen e të dhënave dhe ka përmendur pengesat për shkak të specifikave që i ka Dhoma e Posaçme.
Peci më tutje ka njoftuar Këshillin që së bashku me mbikëqyrësin kanë vendosur që gjyqtarët të i bashkojnë lëndët nëse ka raste të njëjta në mënyrë që të ofrohet zgjidhje për të gjithë, në të njëjtën kohë dhe mos të krijohen keqkuptime tek palët.
Sa i përket natyrës së lëndës, ai ka theksuar që lëndët e zgjidhura përfshijnë paditë e privatizimit, listës së punëtorëve ndërsa ka përmendur 29 padi pronësore të zgjidhura si risi, si dhe 459 padi të likuidimit të cilat janë zgjidhë gjatë kësaj periudhe.
Mbledhja ka vazhduar me raportimet e kryetarëve të Gjykatave të tjera të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...