Raporti: Kënaqshmëria e qytetarëve me punën e institucioneve, më e larta nga viti 2010
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 30 May 2020
UNDP ka publikuar sot sondazhin raportit “Pulsi Publik” mbi aspektin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Kosovës me punën e liderëve dhe institucioneve të vendit.
Në raport thuhet se nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010, shkruan Reporteri.
Sipas të dhënave kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%.
Mirëpo, përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.
Në vijim disa nga gjetjet kyçe nga përmbledhja e fundit e Pulsit Publik:
Nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010. Kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%.
Niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4%, kurse me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës ka arritur vlerën rekord prej 72.4% kundrejt 20.7% dhe 20.5% të regjistruar në nëntor 2019 dhe maj 2019.
Përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.
Anketa e opinionit tëka regjistruar një rritje të Indeksit të Demokratizimit (ID) që aktualisht është 1.53, që përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga Pulsi Publik që nga viti 2010.
Mund të vërehet një rënie në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), që ka rënë nga 1.05 në 0.98, duke sugjeruar se më shumë se dy të tretat e kosovarëve janë të brengosur me zhvillimet ekonomike në Kosovë
Perceptimet lidhur me problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen Kosovarët vazhdojnë të jenë të njejtat: për 37.2% të të anketuarve është papunësia, e ndjekur nga korrupsioni (23.5%) dhe varfëria (15.3%).
Ngjashëm me anketat e tjera në të kaluarën, gjetjet tregojnë se shumica e të anketuarve (52.7%) i kanë formuar perceptimet e tyre për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë nga mediat.
Kjo anketë nxjerr në pah ndjenjën e fuqizimit të qytetarëve përballë politikës në Kosovë. Në pyetjen nëse vota e tyre mund ta ndryshojë situatën në Kosovë, një numër shumë i madh i të anketuarve (46.7%) deklaruan se vota e tyre mund të sjellë ndryshime. Gjetjet gjithashtu tregojnë se 70.2% e të anketuarve do të votonin për një parti të caktuar politike ose një koalicion, nëse zgjedhjet qendrore do të zhvilloheshin në të ardhmen e afërt.
Të anketuarit e PP 18 u pyetën edhe për njohuritë e tyre në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Gjithsej 19.5% thanë se dinë shumë për këtë temë, 36.8% pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 36.9% e të anketuarve thënë se pak dinë për këtë temë.
41% e të anketuarve thanë se kanë zvogëluar shpenzimet, ndërsa 15.3% huazuan para dhe 14.1% vazhduan të punojnë për të përballuar krizën pandemike.
Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të të gjitha komuniteteve etnike: 65.7% e shqiptarëve dhe serbëve dhe 74.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negativ të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.
Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike raportuan ndikim negativ të COVID-19 në shëndetin e tyre mendor: 59.2% e shqiptarëve të Kosovës, 65.2% e serbëve të Kosovës dhe 64.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës.
Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...