Raporti i Progresit: Mosmarrëveshjet edhe brenda vet mazhorancës dhe ato me opozitën e penguan punën e Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 31 October 2024
Raporti i sivjetmë i Progresit thotë se Kuvendi i Kosovës përballet me “një sërë sfidash” në ushtrimin e kompetencave të tij, ndonëse pushteti e ka konsideruar këtë si legjislaturën më të suksesshme ndonjëherë.
Raporti i Komisionit Evropian që iu dorëzua të mërkurën krerëve të shtetit, përmend mungesën e bashkëpunimit të mazhorancës me opozitën, por edhe brenda vetë mazhorancës.
“Qeveria ende mban një shumicë solide në Kuvend, por mosmarrëveshjet dhe mungesa e bashkëpunimit brenda mazhorancës dhe me partitë opozitare penguan aftësinë e Kuvendit për ta miratuar legjislacionin, për të emëruar anëtarë të organeve publike dhe për të ofruar mbikëqyrje efektive”, thuhet ndër tjerash në raport.
Aty përmendet se “anëtarët e Listës Srpska bojkotuan punën e Kuvendit gjatë periudhës raportuese”, ndërsa jepen edhe rekomandimet.
“Forcimi i ndërtimit të konsensusit, transparencës dhe mbikëqyrjes mund ta përmirësojë performancën e Kuvendit dhe të ndihmojë në krijimin e një procesi legjislativ më të qëndrueshëm dhe efikas. Kuvendi duhet ta përmirësojë menaxhimin e brendshëm, t’i miratojë planet e punës dhe të prezantojë një sistem elektronik të votimit dhe regjistrimit të pranisë”, thuhet ndër tjerash në këtë raport.
Kuvendi u përpoq ta ruante kuorumin e vendimmarrjes, thotë raporti, ndërsa shton se kjo rezultoi me “vonesa të konsiderueshme”.
“Disa ligje dhe një duzinë marrëveshjesh ndërkombëtare po barten nga një seancë në tjetrën. Shumica zgjodhi shpesh seanca të jashtëzakonshme dhe procedura të shpejta për ta miratuar legjislacionin kryesor”, thuhet në raport.
Raporti i Progresit thotë se “Kuvendi ka shpërfillur afatet procedurale për miratimin e 18 ligjeve dhe ka humbur afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese për rishikimin e ligjeve”.
Aty përmendet edhe “refuzimi i qeverisë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare”.
“Refuzimi i qeverisë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare e dobësoi ndjeshëm rolin mbikëqyrës të Kuvendit. Kuvendi ka mbetur i ngadalshëm në shqyrtimin e raporteve vjetore të agjencive të pavarura; një duzinë prej tyre janë nën shqyrtim që nga viti 2022. Kjo pengoi aftësinë e Kuvendit për t’i mbajtur agjencitë përgjegjëse dhe për të vlerësuar performancën e tyre. Me nismën e opozitës, Kuvendi ngriti disa komisione hetimore parlamentare. Megjithatë, Kuvendi nuk ishte në gjendje t’i përdorte ato në mënyrë efektive”, thuhet më tej në Raport.
Raporti i Progresit kërkon të ndërtohet konsensusi dhe transparenca brenda institucionit më të lartë legjislativ të vendit.
“Forcimi i ndërtimit të konsensusit, transparencës dhe mbikëqyrjes mund ta përmirësojë performancën e Kuvendit dhe të ndihmojë në krijimin e një procesi legjislativ më të qëndrueshëm dhe efikas”, thuhet në raport.
Kuvendit, përgjithësisht, i kërkohet që “ta përmirësojë menaxhimin e brendshëm”.
Të tjera
-
Hamza nga Ferizaj: Kosova ka gra e burra që janë të zot për ta zhvilluar vendin, s’guxojmë të ndalemi
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qëndruar në Ferizaj ...
-
Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë
Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç...
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...