Lajme

Raporti i OKB-së nxjerr numrin e civilëve të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 11 April 2023

Zyra e Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se ka regjistruar 8490 të vrarë dhe 14.244 të plagosur që nga nisja e ndërhyrjes ushtarake në 24 shkurt 2022 dhe deri në 9 prill 2023.

Shumica e vdekjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulm nga forcat ruse, duke përfshirë 3.927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku ka pasur luftime intensive.

UNHCR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit.

-Advertisement-

Ndër to veçohet Mariupoli (rajoni i Donetskut), Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk (rajoni Luhansk) si zona ku ka pretendime për viktima të shumta civile që mbeten të padokumentuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera