Lajme

Raporti i KE për 2020: 31 mijë shqiptarë u kapën pa leje në BE, 13 mijë u refuzuan të hyjnë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 04 August 2021

Raporti ka konfirmuar se heqja e regjimit të vizave ka sjell benefite pozitive ekonomike, sociale e kulturore si për vendet anëtare të BE ashtu dhe për vendet partnere.
Raporti analizon të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2020 e rekomandimet e dhëna në raportin e tretë të Komisionit Evropian.

Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme Ylva Johansson ka deklaruar se heqja e sistemit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka sjellë një rezultat kuptimplotë e ndihmon këto vende për të përmirësuar menaxhimin e problematikave të emigracionit e azilkërkuesve si dhe forcon luftën e institucioneve kundër krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan OraNews.

Bilanci

Për sa i takon Shqipërisë në vitin 2020:

6970 shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

31 630 shtetas shqiptarë janë kapur me leje të parregullt qëndrimi në vendet anëtare të BE

13 265 shqiptarëve i është refuzuar kërkesa për të hyrë në territorin e vendeve të BE

23 235 janë vendime riatdhesimi të shtetasve shqiptarë

9755 janë riatdhesime fiktive të shtetasve shqiptarë

1429 shqiptarë janë sinjalizuar për kapërcim kufijsh në mënyrë të parregullt.

Të tjera