Raporti i ICG-së: Normalizimi Kosovë-Serbi kyç për stabilitetin në rajon, prania e NATO-s ende e nevojshme
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 26 May 2024
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, së fundmi ka dalë me një draft-raport për situatën në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovës.
Ky raport ku flet edhe për sulmin në Banjskë, është cituar dje në komisionin për mbrojtje dhe siguri në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Aty u tha se në raportin e ICG-së është përmendur se KFOR ka negociuar për tërheqjen e paramilitarëve serbë nga Banjska.
“Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”, thuhet në këtë raport.
Përveq kësaj raporti ka dalë edhe me disa konkluzione dhe rekomandime për vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.
Aty thuhet se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është faktori më i rëndësishëm i paqëndrueshmërisë rajonale.
“Akterët kryesorë ndërkombëtarë në rajon po reagojnë ndaj zhvillimit të situatës. NATO ka përshtatur strukturën e saj të forcave në Kosovë – ajo ka ndryshuar vendosjen e tyre dhe ka shtuar afërsisht 800 trupa shtesë. BE-ja ka përshtatur numrat e saj në terren gjithashtu. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtuar përpjekjet e tyre për të sjellë Beogradin dhe Prishtinën në tryezë për një marrëveshje të vërtetë që ata mund të nënshkruajnë dhe të zbatojnë”, thuhet në raportin e ICG-së.
Tutje ky raport si përfundim dhe rekomandim ka nxjerrë që duhet vazhduar presioni mbi Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje përfundimtare.
“Para së gjithash, Aleatët e NATO-s, BE-ja dhe partnerët e tyre duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion të duhur mbi Beogradin dhe Prishtinën për të zhbllokuar dialogun dhe për të gjetur një rrugë përpara për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre”, thuhet në raport.
ICG ka vlerësuar se prania e trupave të NATO-s në Kosovë është ende e nevojshme, duke pasur parasysh evolucionin e ngjarjeve në terren dhe në rajon.
“Vëmendja e Aleatëve ndaj Kosovës nuk mund të injorohet – më shumë forca, të pozicionuara siç duhet atje janë prioritet”, thuhet mes tjerash në raportin e ICC-së.
Të tjera
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...
-
Skenari i Joseph: “Game Over” nëse Kosova hyn në NATO, s’do t’i vlenin më strategjitë Serbisë
Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Instit...
-
Ambasadori gjerman ngjet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuento...