Lajme

Raporti i fundit i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 12 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 35 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 79 persona nga ky virus.

“Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.

Në total numri i rasteve aktive është 1.051”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Të tjera