Lajme

Raporti i fundit i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 09 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 2.870 mostra , 40 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera