Lajme

Raporti i fundit i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 06 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes dhe janë shëruar 198 persona nga ky virus.

“Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Të tjera