Lajme

Raporti i fundit i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 19 June 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një rast i vdekjes, ndërsa 16 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 18 pacientë janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

Në total numri i rasteve aktive është 176”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera