Lajme

Raporti i fundit i IKSHPK-së, numër i lartë i rasteve pozitive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 10 April 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të vdekjes dhe 571 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 727 pacientë janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera