Lajme

Raporti i fundit: 6 të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 08 March 2021

Numri i rasteve të infektuar në Kosovë brenda 24-orëvë të fundit është 587 persona.

Kështu behët e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera