Lajme

Raporti i fundit: 11 të vdekur dhe 364 raste të reja të infektuara

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 April 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njfotuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj kohe edhe 364 qytetarë janë infektuar me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 364 raste pozitive.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera