Raporti i EULEX-it: Vazhdojnë ngecjet në rastet e korrupsionit të profilit të lartë
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 24 November 2022
Mjetet e disponueshme për luftimin e korrupsionit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm, prandaj edhe shumë raste të korrupsionit të profilit të lartë vazhdojnë të kenë ngecje.
Kështu thotë Raporti i tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e përfshin periudhën nëntor 2021 – shtator 2022 i bërë nga Misioni i EULEX-it në Kosovë.
Ky raport thotë po ashtu se është shënuar progres në seancat dëgjimore produktive.
Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars Gunner Wigemark u shpreh se për herë të parë ky raport përfshinë krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit.
Ai tha se disa nga rekomandimet e dala nga raportet e Misionit po zbatohet nga gjyqësori.
“Për herë të parë ky raport mbulon edhe dy fusha të reja që janë krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit. Nën titullin lufta kundër korrupsionit raporti trajton për të parë, gjithashtu korrupsionin fatkeqësisht të përhapur në sistemin e kujdesit shëndetësor. Në përgjithësi ky raport i ka disa zhvillime inkurajuese dhe misioni është i lumtur që sheh se të paktën një pjesë e rekomandimeve nga raportet e mëparshme janë duke u rekomanduar. Shembull shkalla e seancave jo produktive në mesin e atyre që janë monitoruar nga Misioni ka rënë dhe disa raste të profilit të lartë të monitoruara janë duke u ndjekur në mënyrë më aktive. Pavarësisht, prej këtyre përmirësimeve raporti konstaton se mjetet e disponueshme për luftimin e korrupsionit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm shumë raste të korrupsionit të profilit të lartë vazhdojnë të kenë ngecje dhe progresi në ndjekjen penale të krimeve të luftës kufizohet me një numër të vogël të rasteve. Për më tepër drejtësia në rastet e krimeve kundër gazetarëve dhe dhunën në baza gjinore është ndonjëherë jo konsistente”, theksoi Wigemark.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se Kosova nuk ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë.
Haxhiu tha se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të themeloj Komisionin Ad-hock i cili do të ketë përgjegjësi për përmbylljen e reformës në drejtësi e që është procesi i vetingut.
E para e drejtësisë kosovare u shpreh po ashtu se dhuna ndaj gazetarëve është e pa tolerueshme dhe si e tillë duhet të trajtohet me seriozitet të plotë të institucioneve të drejtësisë.
“Inkurajoj institucionet përgjegjëse Prokurorinë dhe gjykatat por edhe Policinë për më shumë rezultate nga se të arriturat lënë ende shumë për të dëshiruar. MD tashmë ka nisur reformat në sistemin e drejtësisë dhe me vjen shumë mirë që Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do ta themeloj komisionin ad-hoc i cili do të ketë përgjegjësinë e përmbylljes së reformës në drejtësi, pra vetingun në sistemin e drejtësisë sikurse edhe kemi fuqizuar edhe paketën ligjore kundër korrupsionit. Raporti është gjithsesi i vlefshëm për të ritheksuar gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë respektivisht të sektorit prokurorial por edhe atij gjyqësor. Sa i përket luftës në baza gjinore raporti duket pozitiv në kuptim e gjetjes faktike që ka një rritje konstante të raportimit të rasteve të dhunës në familje në mes 20-22% krahasuar me 1 apo 2 vite më parë. Në këtë drejtim përmes politikave dhe vepimeve konkrete si MD po përpiqemi të punojmë në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve kundër dhunës dhe në inkurajim të viktimave për të raportuar dhunën, nuk mund më të tejkalojmë ose të injorojmë situata ku Policia, Prokuroria, Gjykatat nuk i mbrojnë viktimat në të kaluarën kemi pas raste që këto të fundit nuk i kanë kryer punët e tyre dhe nuk janë mes nesh shumë viktima të dhunës në familje”, theksoi ajo.
Shefi i Njësisë së EULEX-it për monitorim të rasteve, Hubert van Eck Koster tha se ka një trend në rritje të seancave produktive.
Koster u shpreh se gjetje tjetër pozitive është edhe trajtimi i rasteve të profilit të lartë për rastet e ish-EULEX-it, por që aktgjykimet e këtyre rasteve shumica ishte shfajësuese apo liruese.
“EULEX ka monitoruar një trend në rritje të seancave produktive pra neve mendojmë se seancat produktive janë mbajtur sipas radhët në anën tjetër ato janë joproduktive nëse shtyhet pa ndonjë progres kuptim plotë gjatë gjykimit. Në periudhën ndërmjet nëntorit 2021-gusht 2022 Misioni ka monitoruar në total 352 seanca nga të cilat 91 ishin jo produktive dhe me përqindje janë 26, në raportin paraprak raporti i seancave joproduktive ishte 30%. Në përgjithësi këto shifra tregojnë një zhvillim progresiv që nuk duhet të nënçmohet meqë seanca jo produktive e shtojnë dhe e rrisin kohëzgjatjen e seancave në përgjithësi. Arsyet kryesore që sjellin tek këto seanca jo produktive është mungesa e të pandehurit që shënon 43% dhe mungesa e pjesës së avokatët mbrojtëse me 15%. Një gjë tjetër pozitive është se progresi i monitoruara në shumë raste të profilit të lartë duke përfshirë gjithë rastet e ish EULEX-it dhe ky është progres i konsiderueshëm. Megjithatë ky progres i vërejtur në disa prej gjykimeve të profilit të lartë ka sjell deri tek aktgjykime të cilat pothuajse në shumicën e rasteve kanë qenë shfajësuese apo liruese”, theksoi ai.
Raporti thotë se dënimet plotësuese janë elemente që anashkalohen në zinxhirin e drejtësisë penale.
Koster tha se bazuar në raport Njësia Speciale për hetime në kuadër të Policisë së Kosovës ende nuk ka bazë ligjore.
“Misioni ka monitorues me shqetësim se kjo njësi ende nuk ka bazë ligjore, një shqetësim tjetër që nuk është trajtuar është se njësia nuk ushqehet me të dhënat e inteligjencës nga njësitë tjera brenda Policisë së Kosovës, po kështu kjo njësi ka qasje të kufizuar në njësitë tjera si ATK apo Njësia Financiare e Inteligjencës , meqë njësia nuk ka bazë ligjore kjo e përkeqëson bashkëpunimin edhe ashtu të dobët në mes njësive. Si një element i rëndësishëm i luftimit të korrupsionit misioni ka analizuar edhe aplikimin e masave për sekuestrim dhe konfiskim e pasurisë. Në bazë të të dhënave të marra nga Prokurorit Themelore ka identifikuar se ky instrument i sekuestrimit shpesh apelohet nga prokuroria vetëm gjatë fazës hetimore, mirëpo në procedura e mëpasme siç është seanca paraprake vendimet për të kërkuar sekuestrim shpesh vonohen”, theksoi ai.
Misioni i EULEX-it për herët të tretë ka publikuar një raport të tillë për të pasqyruar gjetjet dhe rekomandimet për drejtësinë./B.Ibishi/KSP
Të tjera
-
Ja kur pritet të ekzekutohen pagat për sektorin publik dhe shtesat për fëmijët e pensionistët
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se sot po provojnë që të bëjnë ekze...
-
Rreth 60 aplikime për heqje dorë nga shtesat prej 100 euro, Murati: Numër minimal
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot kanë miratuar vendimin për ndarj...
-
Një pjesë e Kosovës me probleme me rrymë, Bajrami: Rezultat i qeverisë me ministra praktikantë, pa plan e vizion
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se situ...
-
Hetohet vdẹkja e një gruaje në Shtërpcë të Ferizajt
Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete një grua dje në S...
-
As ministrja Rizvanolli nuk ofron zgjidhje për reduktimet, thotë se ankesat e qytetarëve i përcjelli në KEDS dhe KOSTT
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me përfaqësuesit e KOST...
-
Miratohet në Qeveri ndarja e 100 eurove për fëmijë e pensionistë, Murati jep sqarime se kush s’përfiton
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot kanë miratuar vendimin për ndarj...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, sụlmoi fizikisht nënën e tij
Është arrestuar një burrë dje në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht nën...
-
Rizvanolli: Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet...
-
Reduktimet me energji elektrike, shefi i KOSTT: Mbingarkesa e jashtëzakonshme ka ardhë si pasojë e zhvillimit ekonomik
Evetar Zeqiri, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka folur në lidhje me reduktime...
-
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar...
-
I godet tre persona dy herë me veturë në Drenas, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person arrestohet pasi me veturën e tij godet një veturë tjetër duke i he...
-
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria Kurti
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e 240-të ku u morën disa vendime, ...