Lajme

Raporti i Bankës Botërore| Si ndikuan masat e Kurtit e Hotit në ekonominë e Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 27 April 2021

Masat e marra nga Qeveria Kurti dhe ajo Hoti për rimëkëmbjen ekonomike ndikuan që numri i punëtorëve të regjistruar të rritet në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Infokus.

“Në përputhje me gjetjet e APB, të dhënat tatimore tregojnë se punësimi formal i bëri ballë ndikimit të rënies. Subvencionimi i pagave dhe masat e tjera të politikave mbështetëse jo vetëm që duket se kanë ndihmuar në ruajtjen e vendeve të punës në sektorin formal, por gjithashtu kanë inkurajuar formalizimin e punësimit, thuhet në raport..

-Advertisement-

Por pandemia ndikojë që papunësia të rritet e sidomos në vendet e punës ku punëtoret nuk ishin të regjistruar.

Ndërsa në sektorin formal, pra aty ku punëtoret ishin të regjistruar sipas këtij raportit u kufizua oraret e punës./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera