Lajme

“Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një kosovari gjatë pushimeve

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 28 March 2023

Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rover” nga e cila u krye dhe sulmi ndaj Top Channel i përkiste një shtetasi kosovar.

Në njoftim thuhet se vetura ishte vjedhur në verën e vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Më pas, në 31 dhjetor 2022 targat që Range Rover kishte natën kur ndodhi sulmi, ishin vjedhur po në këtë datë.

Policia e shtetit gjithashtu ka ofruar 100 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion që çon në identifikimin e autorëve të rastit.

Plumbat ndaj Top Channel/ Policia zbardh dinamikën, 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera