Rozë

Ramushi i jep një puthje të zjarrtë Anitës për të festuar Projektligjin për formimin e ushtrisë

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 18 October 2018

Gjatë ditës së sotme (e enjte), deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë dritën jeshile formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke votuar kështu tri Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Këtij lajmi i janë gëzuar shumë qytetarë të vendit, ndër ta më se i lumtur duket të jetë edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, pasi ka dalë nga Parlamenti, i ka dhuruar një puthje të zjarrtë bashkëshortes së tij, spikeres Anita Muçaj-Haradinaj.

-Advertisement-

Ka qenë kjo e fundit, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku shfaqet momenti teksa çifti puthin njëri-tjetrin.

“Puthje për ushtrinë”, ka shkruar Anita në mbishkrimin e fotografisë, duk treguar arsyen se pse dyshja po festojnë.

Çifti Haradinaj janë shquar gjithmonë si një ndër çiftet më atraktivë, duke u bërë shpesh temë e mediave rozë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë ka marrë 98 vota pro, asnjë kundër ose abstenim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera