Lajme

Ramush Haradinaj zbulon se çfarë ndodhi në darkën në shtëpinë e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 07 February 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth darkës në shtëpinë e re të presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë.

Haradinaj i cili së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, zëvendësit e tij Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli darkuan në shtëpinë e presidentit Thaçi thotë te kenë zhvilluar një bisedë të ‘dinjitetshme’.

“Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme’, tha Haradinaj në Pressing.

-Advertisement-

“Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh”, tha ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera