Lajme

Ramush Haradinaj vazhdon të thumbojë Kurtin për taksën

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 18 February 2020

Ramush Haradinaj, ish Kryeministri i Kosovës, ka njoftuar se ka vizituar një fabrikë të produkteve ushqimorë në Ferizaj.

Haradinaj thotë se kjo fabrikë që nga vendosja e taksës 100% ka rritur prodhimtarinë dhe numrin e punëtorëve.

Ai ka thënë se Aleanca Qëndron edhe kur të tjerët dorëzohen:, moto kjo e partisë së tij.

-Advertisement-

“Sot në Ferizaj me kryetarin Xhavit Zariqi dhe bashkëpuntorë, vizitova fabrikën e produkteve ushqimore shpk “Intervali”,e cila që nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, ka rritur prodhimtarinë dhe numrin e punëtorëve, si dhe nga gjithsej 8 orë punë gjatë një ditë në të kaluarën, tani punon në tri ndërrime”, shkruan Haradinaj.

Gjithashtu ai ka njoftuar se në degën e Aleancës në Ferizaj dhe nëndegën në Bibaj është hapur procesi i zgjedhjeve të brendshme.

“Poashtu, zhvillova takim pune me Këshillin Drejtues të Aleancës në Ferizaj, si dhe me nëndegën Bibaj, në të cilat sonte zyrtarisht është shpallur i hapur procesi i zgjedhjeve të brendshme.“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera