Ramush Haradinaj vazhdon ta trondis Serbinë me deklaratat e tij

Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 12 May 2017
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Ramush Haradinaj mbrëmë kishte deklaruar se nëse Serbia nuk e largon Kosovën nga preambula e saj ne Kushtetutë, atëherë ai si kryeministër do ta ndërrojë edhe Kushtetutën e Kosovës, dhe në hartën e Kosovës do ta përfshijë edhe Nishin.
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, kishte thënë mbrëmë Haradinaj në Rrokum.
E sot kjo deklaratë ka zënë ballinat e mediave kryesore në Serbi, transmeton lajmi.net.
Blici serb shkruan se si kandidati për kryeministër të Kosovës ka premtuar se nëse Serbia nuk e heq Kosovën nga preambula, atëherë ai do ta ndryshojë Kushtetutën, duke e futur në hartën e vendit edhe Nishin.
E në ballinë e B92 është vendosur pjesë nga deklarata e Haradinajt, që Kosova duhet të fshihet nga Kushtetuta e Serbisë.
“Haradinaj ka thënë se Serbia ka një agjendë me të cilën tallet me Kosovën, dhe se atyre duhet të tregohet se shqiptarët nuk janë njerëz me të cilët duhet të tallesh”, citohet deklarata e liderit të AAK-së, nga B92.
Më të ashpër në këtë pjesë është parë Telegrafi i Serbisë, që ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë quajtur edhe kriminel, duke paraqitur deklaratën e tij si kërcënim.

Të tjera
-
Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së rrezikon të paralizohet, nevojitet ndihmë financiare për operimin e saj në Turqi
Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, njëherësh drejtori i Fondacion...
-
Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfolur shumë për një dolli që e ...
-
Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe...
-
Kica: Ministrja Haxhiu po i shkel rekomandimet e Këshillit të Evropës
Doarsa Kica Xhelili, deputete në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ...
-
Kurti për ambasadorin Berishaj: Është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia
Kryeministri Kurti ka thënë se ambasadori Martin Berishaj po sulmohet për të ...
-
A e përcjell Kurti Luiz Ejllin, kjo është përgjigja e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intevistë në RTV Dukagjini është ...
-
Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2013 n...
-
Kurti tregon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së: Mendoj se vizita ime nuk ndihmon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse nuk ka vizituar ende ish-...
-
Sqarimi “interesant” i Kurtit për raportin e DASH-it që thotë se qeveria është e korruptuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportin e Departamen...
-
Kurti i përgjigjet Abdixhikut: Puna e marë më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur një deklarate të krye...
-
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka qenë premtim i tij rr...
-
Kurti thotë se më nuk po e sheh qenin tapall te porta e QKUK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për një deklaratë të tijën t...