Lajme

Ramush Haradinaj u shtron iftar krerëve të myslimanëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 04 May 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar Iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Haradinaj përmes një postimi.

Armend Zemaj reagon pas ardhjes së vaksinave kundër koronavirusit

-Advertisement-

“Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera ka thënë se ka ndarë medalje për  Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnavën. /Gazeta inFokus/

Postimi i plotë i tij:

Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve.

Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës.

Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat.

Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja!

Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e…

Posted by Ramush Haradinaj on E martë, 4 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera