Lajme

Ramush Haradinaj tregon arsyet pse nuk u takua me Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 26 September 2021

Kreyeministri, Albin Kurti, kishte thirrur në takim kryetarët e partive opozitare.

Pjesë e takimit, ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërsa kreu i AAK-së,Ramush Haradinaj, nuk u pa prezent në këtë mbledhje, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Haradinaj përmes një postimi në llogarin e tij në facebook, ka thënë se ishte në zyrën e Kurtit në orën 9, por ai nuk ishte aty.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri. Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!“, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që të ketë koordinim me vendet aleate.

“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm! “, përfundoi kreu i AAK-së./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera