Lajme

Ramush Haradinaj takohet më diplomatin e Norvegjisë, i quan zgjedhjet e 6 tetorit fer

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 09 October 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar të martën, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Në takimin bilateral me z. Bjørnstad, diskutuam mbi dinamikën e ardhshme të bashkëpunimit tonë, si rrjedhojë e një raporti të shkëlqyer deri tani me shtetin norvegjez, i cili ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në vazhdimësi”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Gjatë këtij takimi Haradinaj ka potencuar se Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropës.

Gjithashtu Haradinaj ka kërkuar mbështetje e Norvegjisë në rrugëtimin për në Evropë.

 

“Theksova po ashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pa kushte, si proces i rëndësishëm për njohje reciproke, në kufijtë ekzistues dhe stabilitet në rajon” ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera