Lajme

Ramush Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Arzana Krajës

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 13 November 2019

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës të regjisores Arzana Kraja.

Ai tha se është i prekur thellë për ndarjen e parakoshme nga jeta dhe se kishte nderin që ta njihte edhe personalisht e arti i saj i dha shumë Kosovës.

“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera