Lajme

Ramush Haradinaj reagon pas dënimit të Salih Mustafës: Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 16 December 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se beson në pafajësinë e UÇK-së.

Gjithashtu, ai ka thënë se dënimi i komandant “Calit” është vetëm një shkallë e drejtësisë dhe shpreson se në një shkallë tjetër të merret epilog për lirimin e tij.

-Advertisement-

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!

Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës.

Salih Mustafa është akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera