Lajme

Ramush Haradinaj: PDK-ja më ka bërë nder, borxh i kam atdheut

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 03 June 2017

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë tubimit të koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka folur për “vijat e kuqe” që janë diskutuar shumë.

Ai ka thënë që nuk mund t’i vendos vija të kuqe vetes.

“Kanë folur për vija të kuqe. Unë nuk mundem t’i vendos vija të kuqe vetes, nuk mundem me dalë kundër vetes. Më kanë thënë a do të qeverisësh me vendin, me kanë bërë nder” ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Tutje ai ka shtuar që nuk do të ndryshoj bindjet e qëllimet e tija politike, përkundrazi do t’i shndërroj ato në realitet.

“Kur PDK-ja me ka dhënë besimin me qeverisë vendin, me kanë bërë nder. Megjithatë unë borxh i kam atdheut, këtij vendi e këtij populli. Këtyre njerëzve do t’ua kthej borxhin”

Këtë fjalim Haradinaj e bëri në prezencën e qindra qytetarëve në Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera