Lajme

Ramush Haradinaj pajtohet me Albin Kurtin për ministrin e ri të shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 16 November 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkrahur vendimin e kryeministrit, Albin Kurti, për emërimin në postin e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifin, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi suksese ministrit të ri në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera