Lajme

Ramush Haradinaj: Nuk e di a ka qenë Albin Kurti në UÇK

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 28 September 2021

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Albin Kurtin ka dëgjuar vetëm nga mediat nëse ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por ai tregon se nuk e ka takuar asnjëherë në uniformë të UÇK-së.

“Kam dëgjuar nga mediat që ka qenë. E kam vlerësu punën e tij që i ka ndihmu bacës Adem”, ka thënë Haradinaj në emisionin Presing të Televizionit T7.

-Advertisement-

Sipas tij, debati nëse ka qenë ose jo Kurti pjesë e UÇK-së është i pa rëndësishëm, pasi ai ka merita për kontributin në atë kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera