Lajme

Ramush Haradinaj nga spitali jep lajm të madh për policin e plagosur

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 29 January 2020

Sami Thaçi, pjestar i Policisë së Kosovës u vra këtë të marte gjatë një bastisje anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

E të plagosur mbetën edhe dy zyrtar policorë të tjerë, derisa Artur Mrasori mbeti i plagosur rëndë, shkruan gazeta inFokus.

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka vizituar së pari Policinë e Kosovës për tíu shprehur ngushëllime e pastaj ka shkuar në QKU për të vizituar edhe Artur Mrasorin.

-Advertisement-

Nga atje, Haradinaj ka thënë që gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën, e për këtë falënderon stafin mjekësor, shkruan gazeta inFokus.

“Vizitë policit Artur Mrasori në Repartin e Kujdesit Intenziv të QKUK-së për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore, pas lëndimit që mori të martën mbrëma gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.

“Nga informatat e mjekëve, më gëzoi fakti se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën dhe i falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.
Secili pjesëtar i Policisë së Kosovës gjithnjë do ta kenë vëmendjen dhe kujdesin e merituar”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera