Lajme

Ramush Haradinaj në Der Spiegel: serbët do t’i marrin vetëm të drejtat që parasheh Kushtetuta e Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 12 June 2017

I nominuari i koalicionit PDK-AAK-Nisma për Kryeministër të Kosovës, koalicion ky i cili i ka fituar zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë, Ramush Haradinaj në një bisedë për Der Spiegel ka thënë se serbët do të marrin vetëm të drejtat që janë arritur me marrëveshje.

„Kushtetuta e Kosovës parasheh që komunat me shumicë serbe mund të formojnë asociacion por nuk kanë të drejtën e marrjes së vendimeve“, ka thënë 48 vjeçari Haradinaj në intervistën për Spiegel, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj të cilin Spiegel e paraqet si udhëheqësin e UÇK-së dhe kundërshtarin e Serbisë, duke e quajtur edhe si „Grushti i Zotit“, ka fituar zgjedhjet e 11 Qershorit në koalicion me „krahun e luftës“ me rreth 35 përqind të votave. I pyetur për qëndrimin serb për të dhe fletarrestet ndaj tij, Haradinaj ka thënë që Serbia duhet t’i heqë fletarrestet.

-Advertisement-

„Ata duhet t’i pranojnë dy vendime të Tribunalit të Hagës“, ka thënë Haradinaj. I pyetur për atë se cila do të jetë sfida e tij më e madhe si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Haradinaj është përgjigjur se ajo është luftimi i papunësisë. „Ne duhet të shkallën e papunësisë ta ulim nën 10 përqind“ është përgjigjur Haradinaj./Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera