Lajme

Ramush Haradinaj merr pjesë në faljen e gjakut në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 13 February 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një falje të gjakut në Rahovec, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në ‘Facebook’, Haradinaj ka publikuar momentin kur familja Shala nga Zaqishta e Rahovecit fal gjakun e babait të tyre.

Të pranishëm janë parë edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

-Advertisement-

“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës. Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera