Lajme

Ramush Haradinaj me ekipin e tij bëjnë një veprim ndryshe për 28 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 27 November 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, së bashku më anëtaret e partisë së tij, kanë vendosur që festën e 28 nëntorit të kremtojnë me ndryshe.
Ai në prag të kësaj feste kanë vendosur që të dhurojnë gjak, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se nevoja për dhurim të gjakut është jashtëzakonisht e madhe.

“28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj. Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe”, ka shkruar ai në facebook.

-Advertisement-

Në fund ai duke uruar festat e Nëntorit, ka bërë apel që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e kemi parë duke bërë një gjest të tillë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera