Ekonomi

Ramush Haradinaj, mashtroi Agjencinë Kundër Korrupsionit – shtëpinë 1.2 milionë euro e deklaron 300 mijë euro (DOKUMENTE)

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 30 May 2017

Kandidat për kryeministër i koalicionit Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovës, dhe disa partive tjera të vogla, si duket ka mashtruar Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), kur ka deklaruar vlerën e shtëpisë së tij private, e cila gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës, raporton INFOKUSI.

Kështu mund të thuhet se paku kur shikohet deklarimi i pasurisë së Haradinajt në Agjencinë Kundër Kosrrupsionit (AKK), për vleren e shtëpisë së tij dhe kur kjo krahasohet me vlerën të cilën e ka të caktuar në Komunën e Prishtinës, departamentin e tatimit në pronë.

Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka vetë deklaruar se shtëpia e tij me sipërfaqe prej 950 metra katror e ndërtuar në vitet 2001-2002 ka një vlerë prej 300 mijë euro.

-Advertisement-

Por, të njëjtën komuna e Prishtinës ia ka vlerësuar me çmim prej 1 milionë e 200 mijë euro.

LEXO EDHE: Kandidati për kryeministër 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës (Dokument)
Në faturën e tatimit në pronë thuhet se shtëpia e Haradinaj nuk është 950 metra katror siç ai e ka deklaruar në AKK, por është 1200 metra katror, raporton INFOKUSI.

Po ashtu çmimi i vlerësuar nga komuna për shtëpinë e pretendentit për kryeministër është 1.2 milionë euro, apo 3 herë më e lartë se sa vlera të cilën ia ka caktuar vetë Ramush Haradinaj, raporton INFOKUSI.

Po ashtu, para pakë ditësh INFOKUSI duke u mbështetur në dokumente zyrtare ka raportuar se kandidati për kryeministër nuk ka paguar as tatimin në pronë për shtëpinë e tij. Shuma e pa paguar e tatimit në pronë ka arritur në 4874 euro, raporton portali INFOKUSI

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera