Fokus

“Ramush Haradinaj ma dha këtë flamur” – Infokusi publikon një video të rrallë të nënës së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 06 February 2025

Gazeta Infokus ka siguruar një video të rrallë të nënës së dy veprimtarëve të shquar shqiptarë, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla. Kjo video nuk ka qenë asnjëherë më parë e publikuar  dhe është xhirim në vitet 2002 – 2004 në shtëpinë e Jusuf Gërvallës.

Duke qëndruar pranë bustit dhe fotografive të dy djemëve, Ajshe Gërvalla shihet teksa flet me shumë emocione bijtë e saj. Në këtë intervistë të veçantë, ajo tregon për një ngjarje, se si ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ia kishte dhuruar një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këtë flamur ma ka pru Ramush Haradinaj për përvjetor. Edhe u çu në këmbë, më tha nëna Aishe sa më ka vyjtë për luftë, e kam majtë unë. Tash nuk i gjeta vend ma mirë se qitu, në këtë shtëpi”, tregon me krenari Ajshe Gërvalla.

-Advertisement-

“Tanë i kam djem unë. Sdi parti me nda hiç. Masi ja kanë nis me nda parti anej knej, kush vjen mirëseardhtë, me i ndjek unë partitë nuk muj”, vazhdon tutje ajo.

Afërsia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nënës së veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, u rikthye si temë pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e quajti Haradinajn “gjeneral të vetshpallur”.

Pas kësaj deklarate, pësuan shumë reagime. Në rrjetet sociale u publikuan disa fotografi të ushtarëve të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilët e kishin mbrojtur gjatë luftës nënën Ajshe dhe familjarë të tjerë të saj.

Gjithashtu, u rikthye një intervistë e vet nënës Ajshe, e cila kishte thënë se “pas fjalëve të Ramushit m’u hap zemra”.

“I thash ‘he?. A pe din ku po shkojmë?. Thash: Po, te varret e dëshmorëve. Tha: e qysh me duar në xhepa?. Merrni vesh djem qeto fjalë…Tha, i thash: Jusufi nuk don lula, Jusufi don plumba. Pas qytyne fjalëve të Ramushit mu ka hap zemra, se e kam ditë që kur t’bohet lufta, paska njerëz që po iu bika në mend për Jusufin e nuk më mbesin djemtë gjithmonë atje në Gjermani”, kishte thënë nëna Ajshe. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera