Lajme

Ramush Haradinaj kërkon nga policia t’i eliminojë pajisjet përgjuese që Serbia ka instaluar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 10 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë me dy propozime për ruajtjen e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë.

Haradinaj në Facebook se institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës, duhet të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime, të cilat i ka propozuar ai.

“1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. 2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Këto propozime Haradinaj i ka bërë pas raportimeve se Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera