Lajme

Ramush Haradinaj kërkon ndryshim të formatit në procesin e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 14 September 2020

Ramush Haradinaj kërkon të marr në duar procesin e dialogut.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Avdullah Hoti.

Haradianj do t’i kërkojë Hotit që procesi i dialogut me Serbinë të ndryshojë formatin, raporton arbresh.info.

-Advertisement-

Portali arbresh.info, nga burimet brenda AAK-së, mëson se Kryetari i kësaj partie për këtë do të kërkojë edhe miratimin nga Këshilli drejtues i AAK-së.

“AAK do t’i kërkojë kryeministrit Avdullah Hoti që procesi i dialogut të ndryshojë formën në përfaqësimin e tij. Kështu duke kërkuar që kjo të bëhet në nivel të liderëve të partisë, e vetë Ramush Haradinaj të bëhet pjesë e delegacionit dhe të marrë pjesë në çdo takim me palën serbe”, deklaron ky burim.

Krejt ky ndryshim vjen pas ankesave të shumta që vinë nga AAK-ja, që njerëzit e AAK-së, nuk po janë të pranishëm në tavolinën e bisedimeve.

Për këtë edhe vetë Haradinaj kishte thënë se nuk i beson kryeministrit Hoti për dialogun.

“Nuk jam i kënaqur aspak me mënyrën se si po zhvillohet dialogu me Serbinë, ne duhet të kemi njeriun tonë në tavolinën e dialogut, nuk mundet Skender Hyseni të më informoj mua për dialogun e as Avdullah Hoti pa qenë njeriu im në tavolinën e dialogut, unë nuk mundem në terr me përkrah asgjë, dhe asnjë germë nuk e përkrahi nëse nuk jam pjesë e bisedimeve, njeriu im duhet të jetë aty”, ishte deklarata e Haradinajt.

Së fundi, Lideri i AAK-së ka patur takime edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe jo zyrtarisht arbresh.info ka mësuar se përfaqësimi i këtij niveli nga radhët e AAK-së ka qenë temë kyçe e takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera