Lajme

“Ramush Haradinaj ka me ua nxi jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë”

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 29 December 2017

Halil Matoshi thotë se kryeministri Ramush Haradinaj do t’ua nxijë jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor. Ai bën të ditur se çmimi i rrymës nuk është rritur për asnjë cent. Rrymë do të ketë, thotë Këshilltari i Haradinajt.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…3. Rrymë ka me pasë!Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit!

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera