Lajme

Ramush Haradinaj iu shkon për vizitë familjeve të viktimave të tragjedisë së Gllogjanit

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 18 December 2021

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për vizitë të familjet e viktimave të tragjedisë së Gllogjanit. Nga kjo tragjedi mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar disa fotografi nga këto vizita.

“Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare. Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës. Gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua me kallash më 26 nëntor. Aty u vranë shoferi i autobusit, dy nxënës dhe i plagosur mbeti një tjetër.

-Advertisement-

Për këtë rast, janë arrestuar të shtunën e kaluar tre persona. Aktualisht, ata ndodhen në paraburgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera