Lajme

Ramush Haradinaj interesohet për gjendjen e punëtorëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 29 May 2017

Haradinaj tha se në takim është biseduar për të drejtat e punëtorëve në tërësi.Kreu i AAK-së, është zotuar se do të bashkëpunojë me BSPK-në, duke vënë theksin tek partneriteti i ndërsjellë

.Ndërsa Krye-sindikalisti, Haxhi Arifi, tha se si BSPK janë të hapur për bashkëpunim në mes punëdhënësve dhe punëtorëve, si dhe me qeverinë e Kosovës.

Arifi i është ankuar Haradinajt se sfidat e punëtorëve në Kosovë mbesin të shumta, derisa ka shprehur besimin se Qeveria e ardhshme do t’i realizojë kërkesat e tyre.

-Advertisement-

“Si BSPK, tani e tutje jemi që ta kemi një partneritet te sinqertë punëdhënës-punëmarrës dhe qeveri në realizimin e kërkesave dhe të gjejmë zgjidhje sepse e dimë çfarë gjendje është punëtoria dhe cila është papunësia. Mbesim me shpresë që te realizohen me një bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Arifi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera