Lajme

Ramush Haradinaj ia paguan punëtorët Familjes Rugova

Autori: Doresa Geci 12:27 | 22 January 2020

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri në detyre, Ramush Haradinaj, është duke tentuar të mos i lë në duar të qeverisa në ardhje disa punë.

Për këtë ajo është angazhuar që në mbledhjen e sotme të caktoj fatin disa gjërave të lëna në gjysmë.

Ndër çështjet për të cilat do të disktohen në mbledhjen e sotme është edhe ndarja e mjeteve financiareve për 12 punëtoret që janë të punësuar në rezidencën “Ibrahim Rugova”.

-Advertisement-

Kështu bëhet e ditur në listën e pikave të rendit të ditës të cilin Gazeta inFokus e ka siguruar.

“Shqyrtimi i kërkesë për ndarjen e mjeteve financiarë për pagesën e punëtoreve të angazhuar në Rezidencën “Ibrahim Rugova” për përudhen janar-dhjetor 2020 (MKRS)” thuhet në pikën e 13-të të rëndit të ditës.

Gazeta inFokus më parë patë raportuar edhe për shpenzimet që bëhen nga buxheti i vendit për këta punëtor.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nga viti i 2018 ka vendosur që Fana Rugovës, bashkëshortes së ish Presidentit t’i ndajë pagë mujore prej 1 mijë eurove në muaj. Po ashtu, Fana ka shofer dhe veturë personale të saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera