Lajme

Ramush Haradinaj i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 14 January 2025

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj është ftuar dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, dhe njëherish edhe kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili.

Xhemaili tha se Haradinaj ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në inaugurim.

-Advertisement-

“Po, ka ftesë dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit”, ka thënë Xhemaili.

Trumpi pritet të betohet si presidenti i SHBA-ve me 20 janar pasi doli fitues në zgjedhjet e 5 nëntorit të vitit të kaluar./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera