Lajme

Ramush Haradinaj i bën thirrje LDK-së e Vetëvendosjes ta formojnë Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 08 December 2019

Po aq sa ajo se kush do t’i fitoj zgjedhjet e përfolur është bërë edhe puna e koalicionit LDK – VV.

Zyrtar të të dy partive qe një kohë kanë thënë që janë shumë afër të arrihet koalicioni, shkruan gazeta inFokus.

Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve ende një gjë e tillë nuk është arritur.

-Advertisement-

Derisa, arsye për këtë thuhet të jetë ndarja e posteve ministrore dhe atij të Presidentit të vendit, shkruan gazeta inFokus.

E për këtë punë, ka folur edhe Ramush Haradinaj, i cili ani se është Kryeministër në detyrë dhe ka humbur zgjedhjet i ka bërë thirrje edhe LDK-së e edhe Vetëvendosjes që të formojnë më shpejt Qeverinë e re.

“Duhet me ba kujdes mos me abuzu me gjendjen në vend, Kosova është lavdëru për gjendjen ma të mirë të zgjedhjeve, është mirë me i ndërtu institucionet, gjuha kërcënuese mes atyre që po tentojnë ta krijojnë qeverinë është e çuditshme, unë dy herë kam kriju qeveri, kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëhet kujdes, pasi i faturohet pazotësia për mos-krijimit të institucioneve, nuk është drejtimi i duhur me i pa proceset se kush sa është i gatshëm për zgjedhje, duhet ta respektojmë demokracinë. Ata që e kanë marr besimin duhet ta ndërtojnë qeverinë mos të humbin kohë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera