Ramush Haradinaj flet për shkarkimet e fundit: Befason me deklaratën
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 12 October 2017
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Akreditim dhe drejtorë të tjerë në sektor të ndryshëm, i cili tha se nuk mundi me duru më që dikush me mbetur pengë i suksesit dhe fitores, andaj ai tha se është detyruar me vepruar.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në tubim zgjedhor në Skivjan të Gjakovës, gjatë shpalosjes së programit qeverisës.
Ai ka folur edhe për gjendjen e rëndë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë, ku tha se shumë para janë dhënë për barna esenciale dhe pacientët janë detyruar me i blerë ato, për të cilat dikush duhet me shkuar në shtëpi. Ai tha se më askush nuk do të vdes në spital, për shkak të mungesës së parave.
“Jam kritikua që kam shkarkuar Bordin e Agjencisë së Akreditimit e tjerë e të tjerë, kurrë një se kam shkarkuar as për shkak temin, as për shkak të partisë, as për shkak se kam unë ndonjë telashe me ta. Por, unë nuk mundem në pa kufi me lejuar që vendi ynë mos me pasur sukses. Nuk kam me lejuar askënd me e penguar suksesin, mbani në mend këtë, suksesin e këtij vendi. E kam lypur sot listën esenciale të barnave, është një listë e madhe e barnave, të cilat ju i paguani përmes buxhetit bazuar për kërkesën e pacientëve. Andaj si ka mundësi, sa herë të shkosh në spital të kërkohet ‘shko blejë këtë’. Unë këtë nuk e bëjë për inati, unë për një mend e kam thënë që mjekët tonë janë heronj tanë. Ama duhet diku me u gjetur problemi që parat po jepen për listën e banave, që është kërkuar, mirëpo, diku është kah mungon, dikush duhet me shkuar në shtëpi në këto raste”, theksoi Haradinaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj ju premtoi banorëve të Rekës së Mirë një buxhet më të madh për Komunën e Gjakovës, që do të reflekton në arsim, shëndetësi dhe për përmbylljen e infrastrukturës bazike që është me rëndësi. Po ashtu ai tha se do të ketë përkrahje për bujqit, për fermerët dhe rritje të buxhetit për bujqësi.
“Rritje të buxhetit për kompani të vogla dhe të mesme të kësaj treve, për bujqësi ka me u rritë buxheti edhe në komunë edhe në nivel nacional. Po ashtu kanë me u rritë grantet si dhe përkrahje për bujqit dhe fermerët, këtë e garantoj, se vet jam ministër, sepse jam kryetar i Qeverisë, pra kryetar-ministrit. Njëkohësisht përkrahja për punësim të njerëzve të kësaj treve në të gjitha nivelet, edhe në sektorin publik dhe në atë privat. Në Dukagjin i di që ka munguar dora e shtetit, kanë munguar investimet. Mua më vjen keq që Dukagjini ka mbetur si ka mbetur, është kohë e gjatë, por megjithatë mendoj që një drejtësi që po ndodhë tani se ka ardhur koha e Dukagjinit. Është koha që kjo trevë e jona me hyrë në hartën e zhvillimit. Po dua me thënë që, Dukagjini tash është në rend dhe kemi me i ecë punët e kësaj treve përpara”, theksoi Haradinaj.
Ai shtoi se rrugën për Pejë po e përfundojnë me një hua mjaft të volitshme, e cila do të nënshkruhet në fund të nëntorit. Dhe kjo rrugë, sipas tij, do të kryhet për një herë jo copa copa, por në afat të duhur kohor.
Kandidati për kryetar të komunës, Ardian Gjini duke i prezantuar kandidatët për asamble nga rajoni i Rekës së Mirë, tha se e kanë qeverinë Haradinaj dhe nuk ka me qenë sikur qeveritë tjera për Gjakovën në fushën e investimeve.
“E dimë që prej lapidarit Hereq e deri te rruga e shkollës në Osek, krejt çka ka me ndodhur e dimë, e dimë që ka me ndodhur ndriçimi në Janush. Kemi me bërë edhe më shumë se sa që kemi premtuar ne në program. Por sonte jemi mbledhur të gjithë në këtë numër të madh për me dëgjuar kryeministrin tonë, të cilin ne e kemi pritë shumë gjatë”, tha Gjini.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj duke ju drejtua banorëve të Rekës së Mirë, tha se me Haradinajn kryeministër suksesi në Gjakovë nuk do të mungojë, sepse do të ketë përfitime në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, mirëqenie sociale, në bujqësi dhe në ëdo pore të jetës.
Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu shprehi bindjen se më 22 tetor AAK do ta dal fituese në Skivjan, raporton KosovaPress.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...