Lajme

Ramush Haradinaj e zë ngushtë Albin Kurtin, ja çfarë pyetje i bën për rusët

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 30 September 2021

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë një pyetje aspak të lehtë kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?”, ka pyetur Haradinaj.

Ai e ka cilësuar refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan si një veprim të rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera