Fokus

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj takohem nesër për marrëveshjen AAK – NISMA

Autori: Halil Berisha 17:18 | 19 August 2019

Ramush Haradinaj si lider i AAK-së, sot gjatë ditës, nënshkroi marrëveshje për një koalicion parazgjedhor me partinë e Shpend Ahmetit, PSD-në.

Por, si duket Ramush Haradinaj, nuk e ka në mend ta lë me kaq, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus mëson se nesër, me datë 20 Gusht, Haradinaj do të takohet edhe me shefin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

-Advertisement-

Për këtë nuk dihet nëse do ketë marrëveshje apo jo, por ky është takimi ku do të përcaktohet nëse këto dy subjekte shkojnë në koalicion parazgjedhor.

Gazeta inFokus, ka mësuar se dy liderët e kanë caktuar takimin dhe që do të vendoset nëse shkojnë ose jo në zgjedhje me një koalicion.

E gjatë ditës së sotme aktiv nuk ishin vetëm Shpend Ahmeti e Ramush Haradinaj, por edhe Fatmir Limaj

Ky i fundit është takuar me Isa Mustafën, për të cilin është deklaruar se vendit i duhet qeveri që kryen punë dhe i ndalë fjalët.

Ndërsa, me Isa Mustafën është takuar edhe Shpend Ahmeti, i cili ka thënë që i kanë përafruar qëndrimet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera