Lajme

Ramush Haradinaj del me dy kërkesa për kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 17 December 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dal me dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti.

Në një konferencë për media, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korportatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.

Kërkesa tjetër e Haradinajt drejtuar Kurtit ka qenë që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti.

-Advertisement-

I dyti të paguajë koston e importit nga buxheti I këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera.

“I bëj apel kryeministrit Kurti për dy veprime: që ta filllojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit nga buxheti I këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera